Ankara, 3 prill – Më shumë se dy milionë punëtorë në Turqi i kanë humbur punët e tyre për shkak të masave të marra për përballje me epideminë e koronavirusit, kumtoi sot partia opozitare, në kushte të vendosjes së kufizimeve më të rrepta qeveritare për lëvizjen e popullsisë.
Qeveria e presidentit Rexhep Taip Erdogan ka urdhëruar mbylljen e dyqaneve, restoranteve dhe institucioneve të tjera, por ende nuk ka vendosur karantinë të plotë në vend.
Lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kallaçdarogllu sot e përsëriti thirrjen e partisë së tij për kufizime më të gjera të lëvizjes së banorëve. Deri më tani janë karantinuar vetëm qytetarët mbi 65 vjeç.
“Ata (Qeveria) duhet të fillojnë një fushatë për t’i mbajtur njerëzit në shtëpi. Kjo fushatë ka vetëm një gjë: papunësinë”, deklaroi Kalaçdarogllu për televizionin Foks.
Ai tha se më shumë se dy milionë vende pune janë humbur gjatë epidemisë.
Në Turqi, më shumë se 350 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi dhe numri i përgjithshëm është rreth 18.000, nga të cilët 60 për qind në Stamboll.(koha.mk)