Ankara, 14 mars – Turqia është shtëpia e rreth 4,7 milionë të huajve nga 192 shtete të botës, theksojnë të dhënat e shërbimit turk për emigracion.
“Jo vetëm sirianë që jetojnë në Turqi, mes nesh jemi 4,7 milionë të huaj. Ata kontribuojnë për kulturën e Turqisë dhe krijojnë vlerë të shtuar”, deklaroi Gjokçe Ok, zëvendës shef i shërbimit për emigracion në MPJ-në e Turqisë.
Sipas tij, shumica e të huajve janë në zonën e Anadolisë.
Ajdin Kesin Kadaoglu, shef i pres qendrës së shërbimit për emigracion thotë se Turqia çdoherë do të pranojë viktima të mundimit pavarësisht gjuhës së tyre, religjionit ose etnitetit. Në Turqi sot ka mbi 3,6 milionë sirianë të regjistruar me status të përkohshëm për mbrojtje. (koha.mk)