Stamboll, 24 dhjetor – Turqia sot njoftoi se 2.756 persona, të punësuar në shërbimet publike – ushtarë, arsimtarë dhe të punësuar në ministri, janë pushuar nga puna nga institucionet publike për shkak të lidhjeve me organizata terroriste.
Në Dekretin, i cili u publikua në Gazetën zyrtare të Turqisë thuhet se ata persona kanë qenë anëtarë ose kanë pasur lidhje me grupe terroriste, struktura të cilat veprojnë kundër sigurisë kombëtare.
Rreth 50.000 njerëz deri tani janë arrestuar për shkak të, siç thuhet, involvimit në grusht shtetin e pasuksesshëm në Turqi në korrik të vitit të kaluar, ndërsa rreth 150.000 janë pushuar ose suspenduar nga pozitat e tyre.
Për organizimin e grush shtetit të pasuksesshëm Turqia e akuzon Fetullah Gjylenin.