Në Turqi deri më tani janë larguar nga puna mbi 4.000 gjykatës dhe prokurorë për shkak të dyshimit se kanë pasur lidhje me tentimin e vitit të kaluar për grushtshtet, deklaroi ministri turk i Drejtësisë, Beqir Bozdag. Ai kumtoi se gjyqësia është pastruar prej ithtarëve të predikuesit Fetullah Gjylen, i cili jeton në SHBA, ndërsa të cilin qeveria e akuzoi se qëndron pas tentimit për puç. Mbi 100.000 persona në polici, gjyqësi, shërbime publike dhe sektorin privat janë larguar nga puna ose janë suspenduar për shkak të lidhjeve me Gjylenin.