Ankara, 29 mars – Prokurorët turq kanë marrë urdhëra për arrestimin e 70 oficerëve aktivë ushtarakë, të dyshuar se janë të lidhur me predikuesin islamik Fetulla Gylen, i cili jeton në SHBA dhe Ankaraja e akuzon për organizimin e tentimit për grusht shtet në korrik të vitit 2016.
Policia turke në të njëjtën kohë ka zbatuar operacione në 38 rajone në kuadër të hetimit me të cilin udhëheqin prokurorët në qarkun turk Konja.
Operacioni kundër të dyshuarve është ndërmarrë në bazë të deklaratave të ushtarëve, të cilët paraprakisht janë arrestuar për lidhjen me lëvizjen e Gylenit.
Pas tentimit për grusht shtet, 50 mijë persona midis të cilëve edhe nëpunës shtetëror të punësuar në siguri janë të burgosur dhe presin procese gjyqësore, ndërsa më shumë se 150 mijë persona janë pushuar ose përkohësisht janë larguar nga puna.