Stamboll, 21 mars – Një gjykatë në Turqi dënoi 18 avokatë nën akuzën për terrorizëm dhe u caktoi dënime disavjeçare me burg.
Kryetari i Asociacionit tashmë të mbyllur të avokatëve progresivë, Selçuk Kozagaçllu është dënuar me 11 vite e tre muaj burg. Ai ishte arrestuar në vitin 2017 për shkak të udhëheqjes dhe anëtarësimit në një organizatë terroriste.
Asociacioni i avokatëve progresivë ishte organizatë për luftë kundër torturës, e cila i ka mbrojtur të drejtat e të arrestuarve. Është mbyllur në nëntor të vitit 2016 me dekret nga Qeveria e presidentit Rexhep Taip Erdogan gjatë fushatës, pas çka pasoi tentimi për grusht shtet në korrik të të njejtit vit.
Edhe 17 avokatë dje ndaras u dënuan me dënime me burg në kohëzgjatje mes tre vite e një muaj deri 18 vite e tre muaj.