Sot në Turqi filloi vaksinimi kundër virusit korona, ndërsa të parët vaksinën do ta marrin punonjësit shëndetësorë në të gjithë vendin.
Më herët, trupat rregullatorë turq e miratuan vaksinën e kompanisë kineze Sinovak Biotek.
Ministri turk i Shëndetësisë dhe anëtarët e trupit shkencor këshilldhënës i morën dozat e para të vaksinës para kamerave.
Grupi i ardhshëm që do ta marrin vaksinën janë personat mbi 65 vjeç.
Turqia muajin e kaluar furnizoi tre milionë vaksina nga Sinovak, ndërsa duhet të marrë gjithsej 50 milionë doza vaksinash.