Ankara, 12 korrik – Dërgesa e parë e komponentave të sistemeve raketore kundërajrore ruse S-400 arriti sot në Turqi, kumtoi Ministria e Mbrojtjes në Ankara.
“Dërgesa e parë e komponentave të sistemit për mbrojtje kundërajrore S-400 arriti në Turqi. Dërgesa bëhet në bazën e aviacionit “Murted”, në afërsi të kryeqytetit të Ankarasë,theksuan përfaqësuesit ushtarak turq.
Furnizimi i sistemeve më të reja ruse S-400 shkaktoi skandal ndërkombëtar mes Turqisë dhe SHBA-së. Uashingtoni kërkonte që marrëveshja të ndërpritet, ndërsa sistemi raketor amerikan “Patriot” të furnizohet në këmbim. Në rast se refuzohet oferta, Uashingtoni u kërcënua për anulim ose ndërprerje të shitjes së aeroplanëve-gjuetarë F-35 për Turqinë, si dhe me sanksione, por Ankaraja refuzoi të tërhiqet. Pas takimit të kreut të liderëve të vendeve G-20 në qytetin japonez Osakë, situata mes SHBA-së dhe Turqisë u bë pak më e tensionuar”, theksoi ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çaushoglu.
Turqia shumë herë deri tani ka theksuar se furnizimi i pajisjes ushtarake është e drejtë sovrane dhe e përjashtoi mundësinë të tërhiqet nga planet për furnizim të sistemev S-400.
Moska dhe Ankaraja nënshkruajtën marrëveshje për dërgesë të sistemeve S-400 në dhjetor të vitit 2017. Bashkëpunimi turk me Rusinë pas kësaj çështje fuqishëm ishte kritikuar nga NATO-ja dhe SHBA-ja.