Stamboll, 28 korrik – Roja bregdetare turke i arrestoi mbi 200 emigrantë ilegalë, në mesin e së cilëve afganë dhe sirianë, të cilët kanë dashur të kalojnë përmes Detit Egje me anije peshkatarësh që të mbërrijnë deri në Greqi, publikuan sot mediat lokale.
Ky është grupi më i madh i emigrantëve ilegalë prej autoriteteve këtë vit, që e reflekton rritjen e numrit të njerëzve që kërkojnë strehimore në Evropë pas qetësimit të pandemisë së koronavirusit.
Autoritetet turke i arrestuan saktë 231 emigrantë nga Afganistani, Siria, Eritrea, Jemeni dhe Pakistani. Emigrantët janë arrestuar në afërsi të fshatit Ajvaxhik, jo larg ishullit grek Lezbos.
Janë arrestuar edhe dy kontrabandues të dyshuar të cilët i kanë marrë nga 5.000 deri në 6.000 euro për një emigrant që ta transferojnë në Itali.
Emigrantët shpesh e shfrytëzojnë Turqinë si rrugë transit drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht përmes Greqisë. Shpesh, duke u mbështetur në kontrabandues, udhëtojnë në anije të stërmbushura.
Në vitin 2016, Turqia nënshkroi marrëveshje me Bashkimin Evropian për kufizimin e lëvizjes së emigrantëve drejt Evropës në këmbim të ndihmës financiare prej gjashtë miliardë eurosh.
Turqia dëshiron ta azhurnojë marrëveshjen për shkak të rrezikut nga vala e refugjatëve afganë pas tërheqjes ë forcave amerikane nga Afganistani.