Autoritetet turke kanë arrestuar 48 pilotë për të cilët ekziston dyshim se janë të lidhur me Fetullah Gylenin.
Ankaraja zyrtare e akuzon Gylenin për organizim të tentimit për grusht shtet në vitin 2016.
Prokuroria në Ankara ka bërë të ditur se janë arrestuar 48 pilotë të helikopterëve. Të gjithë janë në përbërjen e komandës së armatës tokësore, tre janë me gradë kolonel dhe katër me gradë nënkolonel.
Pilotët e arrestuar janë në paraburgim në selinë e policisë për luftë kundër terrorizmit.
Prokurori ka lëshuar urdhër për arrestimin e 15 civilëve për të cilët ekziston dyshim se kanë qenë “lidhje” e pilotëve me lëvizjen e Gylenit.