Ankara, 31 korrik – Zjarrfikësit turq ditën e tretë me rradhë luftojnë me zjarret pyjore. Dhjetë zjarre ende janë aktive, duke i përfshirë edhe tre në rajonin e Antalisë.
Nga 98 zjarre që shpërthyen të mërkurën në rajone të ndryshme, 88 tani janë nën kontroll.
Shuarja e zjarrit në Detin Mesdhe është vështirësuar nga erërat e fuqishme. Një numër i madh i rajoneve dhe hoteleve janë evakuuar, ndërsa turistët janë dërguar në vend të sigurt.
Në zjarret deri tani humbën jetët katër persona.
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan sot rajonet e përfshira me zjarre pyjore i shpalli si “zona të katastrofave”.
Në ndërkohë, presidenti rus Vlladimir Putin në bisedë telefonike me Erdoganin konfirmoi se Moska do të vazhdojë të japë ndihmë gjithëpërfshirëse për Ankaranë në shuarjen e zjarreve pyjore.
Në kumtesën e Kremlinit citohet se në bisedë telefonike është potencuar “vlera e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve në luftën kundër katastrofave natyrore”.