Tunizi, 5 korrik – Kryeministri i Tunizisë Jusef Çahed ndaloi mbajtjen e nikabit në institucionet publike për arsye sigurie.
Vendimi i tillë është marrë pas sulmit vetëvrasës që ka ndodhur të martën. ky është sulmi i tretë që ka ndodhur në afat prej një jave, gjatë kulmit të sezonit turistik.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për të gjitha tre sulmet.