Shkup, 7 prill – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski dhe kandidati për kryetar komune Novo Sellës Nikollço Stoillkov sot në tubim iu drejtuan qytetarëve.
Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE është parti popullore që, së bashku me qytetarët, do të luftojë me të gjitha padrejtësitë e bëra nga LSDM-ja dhe Zaevi, dmth. Siç tha ai, VMRO-DPMNE po lufton për Maqedoninë, në të cilën qytetarët do të kenë një jetë më të mirë.
Mickoski u bëri thirrje qytetarëve më 21 prill të bashkohen masivisht për të mbështetur kandidatin për kryetar të komunës së Novo Sellës nga VMRO-DPMNE Nikollço Stoilkov, si dhe kandidaten për presidente të Republikës së Maqedonisë Prof. Dr. Gordana Siljanovska Davkova, sepse ajo që u premtojnë qytetarëve është e drejta, drejtësia dhe punë për një jetë më të mirë dhe kët do ta përmbushin.
Ndërsa kandidati për kryetar komune i Novo Sellës Nikollço Stoillkov para qytetarëve prezantoi një pjesë të programit të zgjedhor. (koha.mk)