Shkup, 4 qershor – Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të këtij vitit arrin 16,2 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Sipas të dhënave të publikuara në tremujorin e parë të këtij vitit, popullsia aktive në vend arrin 967.733 persona, prej të cilëve të punësuar janë 811.106 persona, ndërsa 156.627 persona të papunë.
Sipas Entit Shtetëror për Statistikë nga të punësuarit 469.444 janë burra ndërsa 319.969 janë gra. Nga personat e papunësuar, megjithatë 106,757 janë burra, ndërsa 64.572 janë gra.
Nga popullsia joaktive, gjithsej 722.589 persona, 266.346 janë burra, ndërsa dyfish apo 456.243 janë gra.
Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 57,4 , kurse e punësimit 48.1.