Shkup, 15 gusht – Blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore në tremujorin e dytë të këtij vitit janë rritur për 5,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Tek blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individualë është vërejtur rritke për 4,7 për qind, ndërsa tek shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimtaria personale ka rritje prej 6,5 për qind.
Rritje të blerjes dhe të shitjes së prodhimeve bujqësore ka edhe tek drithërat, bimët kopshtare, pemët, rrushi, pijet alkoolike, kafshët dhe shpezët dhe vezët, ndërsa ulje tek bimët industriale, bimët furragjene, qumështi, prodhimet e qumështit, lëkura dhe leshi dhe peshku.
Distribuimi mujor i vlerës së blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore tregon rritje në të gjitha muajt nga tremujori i dytë.