Zagreb, 3 janar – Në tre vitet e para të anëtarësimit të Kroacisë në BE, nga viti 2013 deri më 2016, sipas të dhënave zyrtare statistikore, vendin e kanë braktisur rreth 102.000 persona.
Por, siç thekson Al Xhazira Ballkan, vlerësimet e ekspertëve janë se ai numër ndoshta është dyfish më i madhe, pasi shumë kroatë largohen në shtetet anëtare të BE-së “në të zezë” dhe nuk lajmërohen se e kanë braktisur vendin.
Sipas televizionit, jozyrtarisht në periudhën e caktuar në Kroaci janë shpërngulur 230 mijë persona dhe nëse i shtohen edhe ata që e kanë braktisur vendin në vitin 2017 dhe 2018, arrihet në shifrën e mbi 300 mijë njerëzve.
Shqetësimi më i madh për kroatët paraqet ajo se emigrantët e rinj janë çifte të reja martesore me fëmijë të mitur. Sipas Institutit për financa publike në Zagreb, mosha mesatare e emigrantëve kroat pas vitit 2013 është zvogëluar nga 41,5 në 33,6 vjet.
Ekspertët, madje vlerësojnë se deri në vitin 2050 Kroacinë do ta braktisin rreth 800 mijë banorë të saj, ndërsa në të njëjtën kohë vendit do t’i nevojiten rreth një milionë punëtorë të rinj.