Shkup, 6 maj – Përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve janë nënshkruar marrëveshje për mbështetje financiare me 245 subjekte. Mbështetja e paguar në këto tre vite arrin rreth 20 milionë euro, ndërsa kompanitë në planet e tyre biznesore për ciklin pesëvjeçar kanë prezantuar investime prej 411 milionë euro ku deri tani tashmë kanë investuar rreth 150 milionë euro. Përmes instrumentit të FIZHT është siguruar edhe mbështetje për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, në portofolin janë përfshirë 550 kompani, ndërsa investimet e tyre janë rreth 75 milionë euro ku rreth 60 për qind ose 42 milionë euro, me mjete për mbështetje nga FIZHT.
Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në Forumin ekonomik “Nëse subvencionet krijojnë ndërmarrje më të mira? Ose ndërmarrjet më të mira marrin subvencione më të larta?” në organizim të “Fanjans Tink” me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë norvegjeze dhe “Trustit ballkanik për demokraci”.
“Efekti të cilin do të kishim dashur ta arrijmë është të forcojmë kompanitë vendore prodhuese, nga njëra anë të jenë më konkurrentë në tregjet ndërkombëtare dhe të rritet eksporti i prodhimeve me vlerën më të lartë të shtuar, ndërsa nga ana tjetër të bëhen partnerë më atraktiv të kompanive më të mëdha globale dhe të përfshihen në zinxhirët e furnizimit. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të nxisim rritje më të shpejtë dhe të qëndrueshme të ekonomisë vendore”, ka thënë Bytyqi.
Profesori Marjan Petreski nga Universiteti i Kolegjit amerikan Shkup në prezantimin e rezultateve nga vlerësimet e fakteve nga ndihma shtetërore e masave të Planit për rritje ekonomike ka thënë se ndihma e ndarë shtetërorë përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve në masë të madhe ka qenë joefikase. Ose tek 12 rezultatet e matura ekziston rezultat pozitiv vetëm tek punësimi.
Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Jovan Despotovski i cili më parë ka qenë drejtor i FIZHT në të dhënat e analizës së paraqitur nga “Fajnans Tink” ka thënë se rezultatet nga tre vitet e kaluara janë vetëm prolog në përrallën e madhe- Maqedonia e Veriut do të fokusohet vetëm në projektet cilësore.
Ndërkohë, drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Kosta Petrov tha se mbështetja që u ofrohet kompanive do të jetë edhe më intensive në periudhën që vijon.
Për sivjet ZZHTI do të zbatojë thirrje publike për mbështetje financiare përmes instrumenteve të ndryshme në vlerë prej 17.5 milionë euro. Nga portofolin e Fondit në rrjedhë është realizimi i projekteve nga 550 kompani në vlerë të përgjithshme prej 77 milionë euro.