Tetovë, 12 gusht – Uji për pirje në Tearcë, Gllogji dhe Përshovce nuk është i pijshëm, treguan analizat mikrobiologjike të cilat i ka bërë Qendra për shëndet publik nga Tetova, pasi javën e kaluar qindra banorë të këtyre vendeve u përballën me enterokolitis. Mbesin rekomandimet që uji nga çezmat të mos shfrytëzohet për pirje dhe përgatitje të ushqimit, ndërsa popullata të furnizohet me ujë industrial për pirje.
“Është konfirmuar prania e familjes së baktereve në ujë që tregon në atë se ka ndotje fekale. Uji nuk guxon të pihet dhe nuk guxon të shfrytëzohet për përgatitje të ushqimit. Qytetarët të mos e shfrytëzojnë deri në marrjen e informacionit të ri”, kumtuan sot nga Sektori për higjienë dhe ekologji shëndetësore pranë Qendrës për shëndet publik.
Javën e kaluar është rritur numri i banorëve të fshatrave në komunën e Tearcës të cilët janë ankuar në enterokolitis, gjegjësisht dhimbje barku, të përcjella me diarre dhe vjellje. Sipas rekomandimeve të Qendrës për shëndet publik të mos shfrytëzohet uji nga ujësjellësit e fshatrave derisa të stabilizohet gjendja gjegjësisht të ulet numri i personave me probleme shëndetësore.
Fillimisht analiza fizike-kimike nuk treguan parametra problematike, por ato më afatgjate, analizat mikrobiologjike treguan çka nuk është në rregull me ujin për pirje.