Në Toksikologji hospitalizohen nëntë persona nga zjarri në Kisella Vodë

Shkup, 10 qershor – Nëntë pacientë janë hospitalizuar në Klinikën e Toksikologjisë  për shkak të helmimit nga tymi në zjarrin që sot pasdite shpërtheu në Kisella Vodë dhe janë në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Koha.mk

“Tre  zjarrfikës janë lënduar. Njëri prej tyre ka pasur  djegie në dorën e  djathtë dhe menjëherë është  vizituar nga një kirurg plastik. Dy zjarrfikës të tjerë kanë  thithur tym. Pacientët e tjerë janë banorë të ndërtesës, të helmuar nga tymi”, njoftoi Ministria. (koha.mk)