Në Tiranë është ngritur një memorial me emrat e 251 viktimave të grushtit të dështuar të shtetit që ndodhi në Turqi më 15 korrik 2016. “Memoriali i Dëshmoreve te 15 Korrikut” është inauguruar në përvjetorin e tretë të përkujtimit të tentativës se grushtit te shtetit.
Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) ka njoftuar në faqen e saj në Facebook marshimin e Fitores se Demokracisë me pjesëmarrjen e qytetareve Turq dhe Shqiptare ne Tirane. Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku sëbashku me ambasadorin e Turqisë Murat Ahmet Yoruk.