Tiranë, 25 shkurt – Në qendër të Tiranës, sot është vrarë një burrë 65-vjeçar, pronar i një numri të madh biznesesh, por edhe si narkobos, I cili kontrabandonte heroine nga Turqia në Shqipëri.
“Behar Sulo Sofia, me prejardhje nga Berati, I njohur për policinë për shkak të aktiviteteve të tija kriminele, është vrarë me armë zjarri me shurdhues. Vrasje e tij ishte organizuar mire dhe se vrasësit gjuajtën nga automobilë në lëvizje në momentin kur ai ka lëvizur në këmbë në trotuar në afërsi të objektit të njohur “Piramida” afër lumit Lanë, thekson agjencia Ballkan ueb.
Behari konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Abdulselam Turgut, I arrestuar në Shqipëri për tregti me heroinë.
Autoritetet shqiptare, prej para një viti, Turgutin e kërkuan me fletë arrest ndërkombëtar, si pjesë e qelizës terroriste e cila përgatiste sulm ndaj muxhahedinëve që janë vendosur në Shqipëri.
Behari në vitin 1998 ishte arrestuar për shkak të kontrabandimit të një sasie më të madhe të heroinës nga Turqia në Shqipëri, ndërkaq ka qenë I përzier edhe në incidentin në Durrës në vitin 2009, ku u vranë katër policisë.
Në Shqipëri ka pasur ndërmarrje ndërtimore, disa markete dhe kopshte të fëmijëve, si dhe disa biznese në Zvicër. Para disa viteve, një periudhë të caktuar kishte jetuar në Turqi.
Hetimi është në rrjedhë, ndërsa policia po I kontrollon kamerat mbikëqyrëse të vendosura në lokacionin ku është vrarë. Motivi, sipas të gjitha gjasave, është qërim hesapesh mes narko klaneve.