Në Tetovë, për dy javë u vaksinuan 576 persona mbi moshën 77 vjeçe

34

Tetovë, 16 prill – Për këto dy javë sa zgjat vaksinimi në Qendrën Shëndetësore në Tetovë, janë vaksinuar 576 banorë nga gjashtë komuna në rajonin e Tetovës në kategorinë e qytetarëve mbi moshën 77 vjeç. Kryesisht ishin caktuar 80 termine në ditë, ndërsa mesatarisht rreth 60 deri në 70 persona e shfrytëzuan rastin për t’u vaksinuar.

“Që nga 2 prilli kur filloi vaksinimi në pikën e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Tetovë deri më sot në orën 12, vaksinën e kanë marrë 576 persona në kategorinë mbi moshën 77 vjeç. Pas marrjes së vaksinave, nuk kishte asnjë problem tek personat”, informoi Drita Ziberi nga pika e vaksinimit.

Prej sot, janë caktuar takime për vaksinimin e personave që janë mbi moshën 75 vjeç e më të ri. Vaksinimi bëhet nga e hëna në të premte, sipas “Termini Im”.

“Prej sot kemi termine për ndërrimin e dytë, pra deri në ora 18:40. Nëse fillon vaksinimi masiv dhe do të funksionojë edhe gjatë fundjavës”, informon Borisllav Jorgakieski, drejtor i Qendrës Shëndetësore në Tetovë.

Në Qendrën Shëndetësore në Tetovë, janë dorëzuar vaksina nga kompania “AstraZeneka”.