Tetovë, 12 korrik – Sektori për punë të Brendshme në Tetovë ka kryer zbardhjen e numrit më të madh nga 292 prishje të rendit dhe qetësisë publike edhe atë në Tetovë 152 dhe në Gostivar 140, të cilat kanë ndodhur në këtë rajon përgjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, shkruan gazeta KOHA.
“Janë përgatitur 245 kërkesa për procedurë për kundërvajtje kundër 350 kryerësve edhe atë, në Tetovë 166 dhe në Gostivar 184 të involvuar në këto raste. Gati se gjysma e kundërvajtjeve në gjashtëmujorin e kaluar kanë qenë sulme fizike edhe atë 107 raste, ku 40 janë të regjistruara në Tetovë dhe 67 në Gostivar. Gjithashtu, ka të regjistruara edhe 35 ankesa, në Tetovë 24 – kurse në Gostivar 11 raste. Gjithashtu kanë ndodhur 23 përleshje dhe sjellje e pahijshme – në Tetovë 7, kurse në Gostivar 16 raste. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 16 fyerje dhe ofendim të zyrtarëve të policisë, prej të cilëve 5 në Tetovë dhe 11 në Gostivar”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.
Gjatë kësaj periudhe, janë denoncuar edhe 11 prishje të rendit dhe qetësisë publike, në shkolla dhe për rreth tyre (Tetovë 4, Gostivar 7 raste). Në këtë periudhë ka edhe 6 prishje të rendit nëpër gara sportive – në Tetovë 5, ndërsa në Gostivar 1 rast.
Në ndërkohë janë regjistruar edhe 24 kundërvajtje sipas Ligjit për pastërti publike. Ndryshe, numri më i madh i kryerësve janë meshkuj, ndërsa vendndodhjet më të shpeshta janë rrugët dhe objektet hotelerike. (koha.mk)