Të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë një afat deri në prill të vitit tjetër për të vendosur qoftë për të qëndruar përgjithmonë në zonën e kohës verore apo në zonën e dimrit. Ora nuk do të ndryshojë sërish dy herë në vit dhe kjo do të nisë nga tetori i këtij viti.
Bashkimi Evropian, përmes Komisioneres Evropiane për Transportin, Violeta Bulc, ka njoftuar se mosndryshimi i orës dy herë në vit në të gjithë kontinentin do të fillojë nga tetori i vitit 2019. Kjo praktikë u përdor si një mjet për të ruajtur energjinë gjatë luftërave botërore, si dhe krizave të naftës të viteve 1970 dhe u bë ligj në të gjithë bllokun në 1996.
Të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë afat deri në prill të vitit tjetër për të vendosur që të qëndrojnë përgjithmonë në zonën e kohës verore apo në zonën e dimrit.