Numri i punëtorëve në industri në tetor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar është ulur për 1,4 për qind, ndërsa në periudhën janar – tetor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, rritje për 0,3 për qind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Numri i punëtorëve në sektorin “xehetari dhe nxjerrje e gurëve” në tetor të këtij viti, në krahasim me tetorin e kaluar, shënon rritje prej 3,2 për qind, në “industrinë përpunuese” rënie prej 1,8 për qind, ndërsa në sektorin “furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim” rritje për 0,6 për qind. Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në tetor të këtij viti, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, shënon rënie tek “prodhimet intermediare, përveç energjisë” për 1,4 për qind dhe “prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë” për 3,7 për qind, përderisa rritje shënon tek “energjia” për 3,1 për qind, “prodhime kapitale” për 4,3 për qind dhe “prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë” për 5,1 për qind.