Maria Sharapova nuk ka shumë shoqe në cirkuit, gjë të cilën e ka konfirmuar vetë tenistja ruse në një intervistë. “Nuk jam mësuar të fsheh ndjenjat e mia. Ky sport është profesioni dhe puna ime. Kur jam në fushë, duke luajtur apo duke u stërvitur, unë jam një profesioniste dhe dua të fitoj ndaj kujtdo që kam përballë. Nuk jam një person që krejt papritur lë stërvitjen për të bërë muhabet dhe miqësohet me atë që kam përballë në fushë. Kjo gjë ndodh edhe kur jam në dhomat e zhveshjes”, u shpreh tenisrja ruse.
Sharapova, fituese e 5 grand slam në karrierën e saj, më tej shton. “Unë jam e përqendruar te fusha, pasi e di që aty duhet të fitoj me çdo kusht. Jam një femër kompetitive, i përshëndes të gjitha koleget e mia, por nuk u dërgoj kurrë lule. Nuk kam shumë shoqe në këtë sport, përkundrazi, shumica nuk më flasin dhe nuk më duan”.
“Kjo nuk është një strategji e imja. Fakti që unë ushtroj të njëjtin sport me mjaft teniste të tjera nuk do të thotë që duhet të jesh mike me çdo kusht me to. Secila prej nesh ka interesat e saj. Miqtë e mi më të mirë nuk vijnë nga tenisi, ata më kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira. Në fund të fundit, tenisi është vetëm një pjesë e asaj që ne bëjmë në jetën tonë, pasi ka gjëra më interesante”, tha Maria Sharapova.