Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se është gjetur edhe francezi i tretë i vrarë në sulmin terrorist në urën e Londrës mbi lumin Temzë të shtunën në mbrëmje, transmetoi BTA.
Informacioni ende nuk është konfirmuar formalisht, por të afërmit e shtetasit të zhdukur francez Ksavie Toma janë informuar për ngjarjet e fundit, ndërsa pritet për identifikimin e viktimës. Kjo është viktima e tetë e sulmit me autobus dhe thika, me ç’rast u lënduan rreth 50 persona. Në momentin e sulmit, Toma (45) ka qenë në urë me miken e tij. Ajo megjithatë, është përplasur nga autobusi i terroristëve dhe është seriozisht e lënduar.