Shkup, 3 maj – Numri i parapaguesve aktiv në telefoninë celulare në shtet në kuartalin e fundit vitin e kaluar ka qenë 1.969.109. Është realizuar komunikacion prej 1.387.086.595 miliardë minuta, prej të cilave 1.198.245 minuta janë komunikacion prej parapaguesve të operatorit vendor gjatë roamingut jashtë shtetit, tregon raporti i fundit i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) për gjendjen në tregun e komunikimeve elektronike.
Në kuartalin e fundit vitin e fundit numri i parapaguesve me qasje në internet me vëllim të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit celular është 1.348.134.
Në numrin e përgjithshëm të parapaguesve aktiv në kuartalin e katërt vitin e kaluar pjesëmarrje më të madhe ka One VIP me 49,25 për qind, me çka pason Makedonski Telekom me 48,6 për qind, ndërsa Lajkamobajl merr pjesë me 2,15 për qind.
Në të ardhurat e sigurimit të shërbimeve komunikuese celulare (nivel i shitjes me pakicë) në kuartalin e katërt prej vitit 2018 Makedonski Telekom merr pjesë me 51,9 për qind one.VIP me 47,67 për qind, ndërsa “Lajkamobajl” me 0,43 për qind.
Prej numrit të përgjithshëm të parapaguesve aktiv me qasje në internet përmes rrjetit celular, pjesa më e madhe gjegjësisht 52,39 për qind, i bien one.VIP, ndërsa 46,35 për qind Makedonski Telekom. Më pas Makedonski Telekom merr pjesë me 64,32 për qind në sasinë e komunikacionit prej parapaguesve të internetit përmes rrjetit celular, ndërsa oneVIP me 35,68.
Në kuartalin e fundit të vitit të kaluar në shtet kanë funksionuar 382.901 linja fiskale dhe është realizuar komunikacion telefonik prej 49,031.189 minuta. Prej ofruesve të shërbimeve në linjat fikse pjesëmarrje më të madhe ka Makedonski Telekom me 55,46 për qind me ç’rast pasojnë oneVIP me 34,67, Robi me 6,04 për qind, Neotel me 2,99 për qind, Infelt Net Plus me 0,84 për qind. (koha.mk)