Në “Tabanoc” për hyrje pritet një orë

Shkup, 24 korrik – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

Në VK “Tabanoc” për hyrje pritet rreth 60 minuta, ndërsa në VK “Bogorodicë” për dalje rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit rrugor qarkullim të kujdesshëm, posaçërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka malore. Kjo posaçërisht ka të bëjë me pjesët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë

Advertisements