Katër emigrantë nga Afganistani dhe një nga Irani janë zbuluar në vendkalimin kufitar Tabanoc në vagonin e një treni transportues i cili ka qarkulluar në relacionin Greqi – Hungari. Rastin në Stacionin Policor për vendkalimin kufitar Tabanoc dje rreth orës 14 e ka paraqitur një nëpunës doganor në vendkalimin kufitar. Emigrantët janë zbuluar gjatë kontrollit të vagonit në trenin transportues. Me personat është biseduar, me ç’rast janë transferuar dhe dorëzuar në kampin transit Tabanovc për procedurë të mëtejme.