Shkup, 27 dhjetor – Një person është arrestuar dje në vendkalimin kufitar Tabanoc, pasi polica kufitare ka konfirmuar se gjendet në listën për vuajtjen e dënimit me burg.
Kompetentët, siç kumtoi MPB-ja, dje në vendkalimin kufitar gjatë kontrollit të pasaportës kanë konstatuar se personi V.SH. (64) nga fshati Vevçan gjendet në STOP-listën për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre muajve.
Dënimi i është shqiptuar për vepër të kryer penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” në pajtim me nenin 292 nga Kodi Penal.
Personi është privuar nga liria dhe me vërtetim u është dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme.