Shkup, 17 gusht – Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është rritur mëngjesin e sotëm, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet rreth 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.