Shkup, 4 gusht – Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bllacë, për hyrje dhe dalje nga shtetit pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM informon se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Komunikacioni në rrugët e shtetit zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata.
Rekomandohet shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.