Shkup, 10 shkurt – Një shtetas i Republikës së Shqipërisë me pasaportë të falsifikuar është privuar nga liria në Tabanoc gjatë tentimit për të dalë nga Maqedonia.
Siç kumtoi MPB-ja, më 09.02.2019 në orën 09:15 minuta në vendkalimin kufitar Tabanoc, për dalje nga Maqedonia, pas kryerjes së kontrollit të pasaportave të Z.K. (25) nga Shqipëria, është konstatuar se pasaporta është e falsifikuar.
Personi është privuar nga liria dhe u është dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme.