Kabul, 18 korrik – Së paku 12 njerëz kanë vdekur, ndërsa më shumë se 80 janë lënduar në shpërthimet e dy automjeteve bombë të cilët i kanë vendosur talibanët në hyrje të stacionit të policisë në qytetin Kandahar të Afganistanit, bën të ditur policia dhe talibanët.
Pas shpërthimit, militantët kanë hapur zjarr nga pozicione në afërsi, ndërsa forcat e sigurisë janë përgjigjur, ka deklaruar shefi i policisë Tadin Kan. Sipas tij, cak i sulmit kanë qenë njësi të luftës kundër drogës.
Mes të pësuarve ka edhe policë dhe civilë, ka thënë zëdhënësi i provincës Kandahar, Bahir Ahmadi.
Talibanët në komunikatë kanë theksuar se sulmi vazhdon pasi disa luftëtarë kanë hyrë në ndërtesën e policisë.
Kandahari ka qenë seli e talibanëve derisa kanë sunduar me Afganistanin nga viti 1999 deri 2001 kur i kanë mposhtur koalicionin e udhëhequr nga SHBA.
Talibanët pastaj filluan të kryejnë sulme edhe pse vitin e kaluar filluan negociata me përfaqësues amerikanë, por dhuna nuk ndaloi.