Stokholm, 30 qershor – Instituti për Shëndet Publik i Suedisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit nga Kovid-19 kanë vdekur 23 persona, ndërsa janë regjistruar 784 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Në kujdes intensiv ka 155 persona.
Nga fillimi i epidemisë në Suedi kanë vdekur 5.333 persona, ndërsa janë regjistruar gjithsej 68.451 të infektuar.