Në Suedi e kanë gjetur një zgjidhje për të hapur restorantet dhe për t’u shërbyer klientëve. Por që nuk ka për të qenë aspak e thjeshtë për tu aplikuar jo vetëm në vendin skandinav, por edhe në shtetet e tjera.
Restoranti ë Ransater shërben vetëm për një klient, tavolina është vendosur në një hapësirë të madhe dhe ushqimi nuk dërgohet nga kamerierë, por me shportë nëpërmjet një litari. Pronari i restorantit ka një banesë në periferi dhe një hapësirë të madhe toke. Ai tavolinën e ka vendosur rreth 46 metra nga banesa, ku gatuan ushqimin, bashkë me partneren e tij.
Rasmus Persson shpjegoi se nga momenti që klienti do të largohet, tavolina do të qëndrojë e lirë për rreth 6 orë ku edhe do të dizinfektohet.