Strugë, 29 tetor – Procesi zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Strugës po zhvillohet pa pengesa dhe në atmosferë demokratike, në të gjitha vendvotimet. Bledar Ziba, kryetar i KKZ-së, deklaroi se deri në orën 17 në zgjedhje kanë dalë dhe kanë votuar 24.555 persona apo 40,58 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Ai tha se deri më tani deri në KKZ nga ana e komisioneve zgjedhore dhe vendvotimeve nuk kanë mbërritur vërejtje lidhur me zhvillimin e procesit të zgjedhjeve as çfarëdo qoftë informacionesh për parregullsi. Gjithsej 60.530 qytetarë të regjistruar në Strugë sot e zgjedhin kryetarin e ri mes kandidatëve të BDI-së Ramiz Merko dhe të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela. Edhe dy kandidatët tashmë kanë nga një mandat të kryetarit.