Strugë, 29 tetor – Procesi zgjedhor në rrethin e dytë nga Zgjedhjet lokale në komunën e Strugës po zhvillohet pa pengesa dhe në atmosferë demokratike, në të gjitha vendvotime. Bledar Ziba, kryetar i KKZ-së informoi se deri në ora 10 në zgjedhje kanë dalë dhe votuar 4.310 persona ose 7,12 për qind nga qytetarët me të drejtë vote. Gjithsej 60.530 qytetarë të regjistruar nga Struga sot e zgjedhin kryetarin e ri mes kandidatit të BDI-së Ramiz Merko dhe të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Të dy kandidatët veçmë e kanë nga një mandat të kryetarit të komunës.