Të paktën katër ushtarë humbën jetën kur në lagjen e banuar Sanxhaktepe në Stamboll u rrëzua një helikopter ushtarak turk, raportoi Agjencia Anadolli.
Në incident është lënduar një ushtar.
Tani për tani nuk dihet arsyeja për rrëzimin e helikopterit.
Në vendin e incidentit arritën disa automjete të policisë dhe ndihmës së shpejtë.