Prefekti i Stambollit, Vasip Şahin, ka konfirmuar se sipas të dhënave paraprake, nga rrëzimi i helikopterit në Büyükçekmece kanë humbur jetën 5 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, helikopteri është rrëzuar nga arsye të papërcaktuara. Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe zjarrfikëse, shëndetësore dhe kërkim-shpëtimit. Ndërkohë më parë nga Bashkia e Stambollit u theksua se helikopteri i rrëzuar nuk është helikopter zjarrfikës i bashkisë.