Stamboll, 19 tetor – Policia turke në aeroportin “Ataturk” në Stamboll e arrestoi Osman Kavalan, biznesmen i njohur dhe përfaqësues i shquar i shoqërisë civile. Sipas avokatit të Kavalas, ai ishte sjellë në stacion policor, pasi që ishte dhënë urdhëri për paraburgim prej shtatë ditëve. Kavala është kryetar i organizatës joqeveritare Kultura e Anadollisë. Policia i konfiskoi kompjuterët nga zyrat e organizatës së tij. Kavala është arrestuar gjatë kthimit nga takimi në Gaziantep, në juglindje të Turqisë. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Turqinë, Keti Piri në Tuiter shprehu brengosje për shkak të arrestimit të Kavalas. “Lajm tejet alarmues është që Osman Kavala është arrestuar në Stamboll. Do të propozoj në PE të inicohet thirrje për lirimin e tij”, tha Piri.