Pjesëtarët e policisë turke në Stamboll sot nga liria kanë privuar pesë shtetas të huaj të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agencyb (AA).
Siç njoftoi policia, shtetasit e huaj të arrestuar në qytetin më të populluar në Turqi kanë ardhur për të kryer sulme terroriste në emër të DEASH-it.
Të dyshuarit janë privuar nga liria në dy aksione të koordinuara në dy adresa në lagjen Basaksehir. Gjatë operacioneve janë konfiskuar armë dhe materiale promovuese të DEASH-it.