Në stadiumin rus u gjet një flamur i Kosovës, qeveria ruse tregon pse (FOTO)

Ministria e Punëvë të Jashtme të Rusisë ka bërë të ditur se shfaqja e flamurit të Kosovës në një ndeshje në stadiumin “Ahmat Arena”, në Grozni të Rusisë, ishte gabim teknik. Flamuri i Kosovës u shfaq në stadiumin “Ahmat Arena” më 30 mars, në ndeshjes mes dy klubeve ruse, Ahmat dhe Spartakut, në qytetin Grozni, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta Koha.

“Flamuri i së ashtuquajturës Republikë e Kosovës ishte i shfaqur në stadiumin Ahmat Arena. Këtë çështje ne ia kemi bërë me dije autoriteteve në Republikën Çeçene. Është e papranueshme të përdoren simbolet e shteteve të panjohura në territorin rus”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. “Ne po e konsiderojmë këtë incident si gabim teknik. Qëndrimi i Rusisë për pavarësinë e Kosovës nuk ka ndryshuar”.

Stadiumi në të cilin u gjet flamuri i Kosovës është shtëpia e klubit Akhamt Grozni, ku luan aktualisht mesfushori i ekipit kombëtar të Kosovës, Bernard Berisha.