Klubi i Leicester ka vendosur tu shpërndajë tifozëve të tij plot 30 mijë maska të Jamie Vardy, në shenjë proteste kundër vendimit të formës së prerë sipas të cilit sulmuesi dhe bomberi i kampionëve në fuqi të Premier Leagues, është dënuar me tre ndeshje skualifikim. Dënimi ekstrem u dha ndaj Vardy në ndeshjen kundër Stoke City. Kjo iniciativë e klubit është aplikuar dhe zbatuar nga tifozët pikërisht në ndeshjen e “Boxing Day” kundër Everton.
Sikurse u dëshmua dhe mund të vërtetohet lehtësisht nga fotot dhe pamjet filmike, e gjithë tifozeria e Leicester mbante veshur maskën me fytyrën e qendërsulmuesit të kampionëve në fuqi, Jamie Vardy, i cili mungonte sërish në fushë, për shkak të dënimit ekstrem. Plot 30 mijë Vardy mbinë sot në stadiumin e “Dhelprave”, në një ndeshje ku u ndje mungesa e bomberit, pasi kampionët në fuqi u mundën në shtëpi me rezultatin 0-2, nga Everton.