Shkup, 10 korrik – Në SPQ “8 Shtatori” është shëruar një pacient 20 vjeçar te i cili virusi korona kishte shkaktuar ndezje në tru. Ky është rasti i gjashtë i njohur në botë ku Kovid-19 ka zhvilluar pasqyrë të tillë klinike, thonë mjekët të cilët ia kanë shpëtuar jetën të riut.
“Kjo është diçka e rrallë në botë dhe është lajm i mirë në mesin e punonjësve mjekësorë në këtë institucion të cilët me muaj po punojnë për çdo ditë dhe përballen me beteja me Kovid-19. Ata shpresojnë se çdo ditë e re do të sjellë më pak të sëmurë. Virusi është i paparashikueshëm. Kini kujdes, respektoni masat dhe mbrohuni. Sot, për herë të parë është regjistruar rekord prej 336 pacientëve të shëruar”, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.