Në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” nga të lënduarit e aksidentit të rëndë të autobusit, për momentin shërohen 19 persona. Prej tyre 14 pacientë janë në gjendje stabile dhe gjendje të mirë shëndetësore. Dy pacientë janë në aparat respirator dhe janë në rrezik për jetë. Tre pacientë janë në gjendje jostabile, në gjendje të rëndë shëndetësore nën vëzhgim, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Prej atje thonë se në Qendrën klinike në Shkup gjithsej për shërim janë gjashtë pacientë, prej të cilëve katër në klinikën për Anestezi, Rianimim dhe Shërim Intensiv – KARIL. Dy janë në gjendje stabile shëndetësore, derisa sërish dy prej tyre janë në gjendje kritike. Njëri nga pacientët gjendet në Klinikën për Kirurgji Torokale dhe është në gjendje stabile shëndetësore, njëri pacient është në Neurologji dhe një paciente (shtatzënë) në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, gjithashtu janë në gjendje stabile shëndetësore.
Në gjendje të shëndoshë stabile është edhe pacienti i cili gjendet në Klinikën e Tetovës, citohet në kumtesën e tyre.(koha.mk)