Tetovë, 6 korrik – Një mjek në spitalin klinik të Tetovës ka denoncuar se është sulmuar prej një pacienti 32 vjeçar pas çka ka intervenuar policia. Incidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, pas të cilës sulmuesi është hospitalizuar në institucionin shëndetësor të Shkupit.
“Në orën 8 e 25 minuta, një mjek 47 vjeç nga Spitali Klinik i Tetovës në SPB Tetovë ka denoncuar se në repartin psikiatrik është sulmuar fizikisht prej një pacienti 32 vjeç K.I nga Bogovinja e Tetovës, pas së cilës është dërguar dhe hospitalizuar në institucionin spitalor të Shkupit”, kumtoi SPB Tetovë.
Policia e Tetovës dje pasdite regjistroi edhe sulm fizik në një familje në rrugën “Mirçe Acev” në qytet. Një grua 30 vjeçare në SPB Tetovë a denoncuar se në shtëpinë e saj ka pasur debat verbal me nusen, dy herë e ka sulmuar vëllai i saj 29 vjeç. I denoncuari është thirrur në stacion policorë në Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.