Shkup, 8 maj – Gjithsej 806 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus po mjekohen në spitalet në tërë shtetin – 340 në Shkup dhe 466 në spitalet në qytete tjera. Ka rreth 864 shtretër të lirë spitalorë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 54 pacientë, në Shtip – 51, Tetovë – 11, Veles – 59, në Kumanovë ka 57 pacientë, Ohër – 55, Prilep – 40, Gostivar – 15, Strugë – 14.
Në spitalin në Strumicë të hospitalizuar janë 50 pacientë, në Koçan 20, Kërçovë – 10, Kavadar – 24, ndërsa në Gjevgjeli po mjekohen gjashtë pacientë.
Në kryeqytet të hospitalizuar janë 340, ndërsa 22 pacientë të rinj janë pranuar gjatë 24 orëve të fundit. Në Klinikat interne dhe kirurgjike ka shtatë të pranuar, në SPQ “8 Shtatori” 13 pacientë të pranuar dhe dy janë pranuar në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle dhe në Institutin për mjekësi fizikale nuk ka të pranuar, ndërsa në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka një pacient të pranuar. Gjatë 24 orëve të fundit në shtëpi janë lëshuar 67 pacientë të shëruar.
Në kovid-qendrat në Klinikat interne dhe kirurgjike po mjekohen 112 pacientë, në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 118 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive shtrihen 95 pacientë, ndërsa në Instituin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka shtatë pacientë.
Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, një fëmijë është pozitiv në Kovid-19, ndërsa në Gjinekologji nuk ka paciente pozitive. Në Instituin për mjekësi fizikale dhe rehabilitim ka shtatë të sëmurë.
Numër i madh i pacientëve janë në përkrahje me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë kumtoi se numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara po zvogëlohet dhe në mëngjes deri ora 8 ka pasur 330 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar, të lirohen edhe vende shtesë.
Të gjitha repartet infektive kanë qasje të oksigjenit dhe mund të përkujdesen pacientë të cilët kanë nevojë për përkrahje të oksigjenit.