Shkup, 16 janar – Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në spitalet e vendit është regjistruar se po mjekohen gjithsej 398 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus, ka shtretër të lirë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me virusin korona të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet përgjatë vendit jashtë është 685 dhe ka rreth 616 shtretër të lirë në qendrat e kovidit.
Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 36 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për KOVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir, 31 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 20 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 34 pacientë janë duke u trajtuar në Veles dhe 59 pacientë në Kumanovë janë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj KOVID 19. 40 pacientë janë shtruar në spital në Qendrën Kovid në Ohër, 49 në Prilep në Qendrën Kovid në Gostivar 15 dhe në Strugë 24 të sëmurë. 29 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, në Koçan, tetë në Kërçovë 15, Kavadar 23, në Gjevgjeli shtatë persona dhe në Dibër nëntë pozitivë dhe të dyshuar për virusin korona.
Nga MSH theksojnë se numrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimeve të pacientëve.
Gjatë ditës po lëshohen ende pacientë të shëruar me çka do të lirohen shtretër shtesë.
“Të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore drejt të cilave ka furnizim me oksigjen. Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë, repartet do të zgjerohen plotësisht”, qëndron në kumtesë.